NGA ARMIR MEHAJ
PUKË- Dhunës së bashkëshortit nuk i ka shpëtuar as një grua shtatzënë në një fshat të Fushë Arrëzit. Petrit Ndou në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten dhe pjesëtarë të tjerë të familjes e më pas është arrestuar nga policia. Gruaja ishte shtatzënë në muajin e shtatë por pavarësisht kësaj, Petrit Ndou nuk është ndalur për ta dhunuar nënën e fëmijëve të tij.

Gjykata e Pukës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin dhunues, ndërsa në Pukë dhe mbarë veriun përkundër rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës ka sërish raste kur dhuna mbahet e fshehtë si pasojë e mentalitetit dhe frikës ndaj burrave dhunues. Vetë Ndou është shfaqur i penduar në gjykatë, duke thënë se kishte qenë i dehur.

“Kërkoj falje, isha i dehur dhe nuk kam qenë i vetëdijshëm për veprimet e mia”, ka thënë ai para trupit gjykues. Gjithsesi Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë pas hekurave burrin dhunues.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb