Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin I. C., 30 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 41 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Libonik”, në afërsi të fshatit Drithas, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb