Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, policia ka bërë shoqërimin e 41 vjeçares E.M banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme.

41 vjeçarja u denoncua jo vetëm për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së saj të mitur, por edhe për dhunën ndaj bashkjetuesit të saj.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.

 

https://www.balkanweb.com/do-te-te-ther-moj-bushter-nena-nga-saranda-dhune-kafsherore-ndaj-vajzes-13-vjecare-kercenim-e-fjale-te-tmerrshe-fotot-e-renda/

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb