TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili dyshohet se i ka grabitur çantën me dhunë, një gruaje të moshuar në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Luan Lleshi, të cilit iu sekuestrua çanta e 62-vjeçares M.G., një celular HTC dhe 3 mijë lekë të reja.

Mësohet se Lleshi e ka dhunuar gruan, e cila bëri rezistencë, duke mos ja lëshuar çantën. 62-vjeçarja është dërguar në spital, për shkak të dhunës së grabitësit.

Tashmë 42-vjeçari Luan Lleshi pritet të përballet me drejtësinë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: