TIRANË- Një mjek i Qendrës Shëndetësore në Vorë është dhunuar psikologjikisht nga një person i dehur që kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar nga përdorimi i alkoolit.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, personi i dehur ka thyer xhamat e Qendrës Shëndetësore dhe ka fyer mjekun, i cili ka tentuar ta ndalojë. Më pas mjeku ka njoftuar policinë, e cila ka ndaluar këtë shtetas.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb