Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg policin G. Ndreu, pasi akuzohet se ka dhunuar një të mitur.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila njofton se polici ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke iu zbritur dënimi në 4 muaj burg. Ndërkohë, ky dënim i është konvertuar në punë në interes të publikut.

Ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së karantinës, kur nuk lejohej liri-dalja e qytetarëve. I mituri u dhunua nga polici, pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial. Ndërkohë, pas vendimit të gjykatës ka folur për gazetaren Lala e ëma e të miturit, e cila ka thënë se është e pakënaqur me vendimin ndaj policit.

“E pakënaqur me vendimin. Në të gjitha hallkat e gjyqësorit do ndjek çështjen. Ma rrafen per se dyti herë me kete vendim qesharak. Ma copëtuan prapë shpirtin.”, ka thënë ajo, raporton “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb