Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vjehrrin e tij. Në pranga ka rënë shtetasi L. R., banues në Frashër të Përmetit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i ka gjetur dhe sekuestruar të riut edhe armë zjarri automatike.

Njoftimi i policisë:
Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të tij, arrestohet në flagrancë nga policia për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëbajtja pa leje”. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L.R, 30 vjeç, banues në Frashër, Patos.

Ky shtetas pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Në vijim të veprimeve, Policia e Beratit ka marrë informacion se ky shtetas mbante armë pa leje në banesën e tij në fshatin Frashër, Patos.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Patos, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.R, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Whatsapp Image 2019 06 20 At 14.39.08
Whatsapp Image 2019 06 20 At 14.39.08

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: