Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë i riu S. Sh., i cili në lagjen “1 Maji” të Vlorës ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë puonjësin, gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta.

Arrestohet në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin R. N., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: