TIRANË

Është arrestuar sërish nga policia Vladimir Gjuta. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Gjuta ka rënë në pranga më 4 janar, pasi akuzohet se ka rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.

Në atë kohë, Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”! Pas këtij mesazhi Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.

Ndërkohë, Gjuta është arrestuar më vonë edhe për dhunë ndaj babait të tij, por u lirua, sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb