Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 27-vjeçar, i cili ka dhunuar nënën dhe motrën e tij, si dhe një 21-vjeçar, pasi ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases D.H.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, arrestohet në flagrancë 27- vjeçari.

Në pranga dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Vjedhje”

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje”
—-

Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi E. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases D.H.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb