Një 65-vjeçar,i identifikuar si shtetasi Mark Gjokaj, është arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e dhunës dhe kërcënimeve të përsëritura ndaj bashkëjetueses së tij dhe fëmijës së tyre të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Gjokaj kishte kërcënuar gruan dhe fëmijën e tij me jetë, duke krijuar një situatë të vazhdueshme frike dhe pasigurie.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, e cila mbahej pa leje nga 65-vjeçari.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 65-vjeçari.

Sekuestrohet një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi Mark Gjokaj, 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb