KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një kryefamiljar për dhunë ndaj fëmijëve të tij. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga 50-vjeçari Arben Hajdinllari, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për dhunën në familje.

Hajdinallari keqtrajtonte vazhdimisht 2 fëmijët e tij të mitur, vajza 12 vjeçe dhe djali 7 vjeç duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj tyre.

Pas arrestimit është plotësuar edhe kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes së  menjëhershme.

Materialet i  kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhunë në familje dhe “Keqtrajtim i të miturve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: