Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Francë pasi ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, gjatë një sherri të dhunshëm familjar.

Që nga 25 shtatori 2022, shqiptari ishte shpallur në kërkim, pasi kishte goditur me thikë vjehrrin e tij, në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor). Ai u arrestua në Belgjikë të premten më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë, ku u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos.

Viktima edhe ai shqiptar është trajtuar nga mjekët në gjendje të rëndë.
Më 7 tetor, ai u ekstradua në Francë, më pas iu paraqit një gjykatësi për liritë dhe paraburgimin, në Lille. Të hënën, më 10 tetor, ai u transferua në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj. Atij i është caktuar masa e paraburgimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb