Ambasadorja e Filipineve në Brazil, është shkarkuar nga detyra pasi u zbulua se në mënyrë sistematike, kishte dhunuar sanitaren e rezidencës zyrtare. E gjitha është mësuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ku shihet se si ambasadorja Marichu Mauro, dhunonte vazhdimisht punonjësen.

Pas pamjeve të publikuara, ambasadorja është shkarkuar nga detyra në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Filipine, vendimin e ka bërë të ditur presidenti i vendit Rodrigo Duterte.

“Ekzistojnë rregulla që duhen respektuar. Nëse nuk i respektoni, bartni pasojat dhe rreziqet. Nëse gjërat shkojnë keq, unë nuk do t’iu shpëtojë”, ka deklaruar i pari i shtetit.

Me vendimin e dhënë, Mauro ka humbur të drejtën të përfitojë një pension si dhe të punojë në administratën publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb