DURRES – Një grua është dhunuar brutalisht në Durrës nga një 61 vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për tokën me ullinj

Gruaja e identifikuar si Qefsere Koleci, rreth 51 vjece është rrahur nga kunati Mehdiu bashkë me dy djemte e tij Algerti dhe Admiri.

Policia bën me dije për arrestimin e njërin prej autorëve në fshatin Armath. Po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë ndaluar shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Armath  ku mbeti e dëmtuar shtetësia Q.K.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M.K. 61 vjeç dhe A.K. 32 vjeç.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb