Pesë persona janë proceduar nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë dhunuar babë e bir pak ditë më parë.

Ngjarja ndodhi më 28 prill në Selenicë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Ata akuzohen se pas konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit me inicialet Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb