LEZHË

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg për katër personat që dhunuan, kërcënuan e dëmtuan makinën e personit që dokumentoi me video blerjen e votës.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton për “Balkanweb”, se seanca u drejtua nga prokurori Arben Agolli, i cili ishte dhe personi që ka bërë këtë kërkesë.

Në arrest, janë shtetasit, Miras, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekaj, mbi të cilët rëndon akuza e dhunimit, kërcënimit dhe dënimit të pronave.

Ndërsa sa i përket krimeve zgjedhore, çështja ka kaluar në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb