Lihet në burg, Agim Caci, njëri prej autorëve që grabitën kambistin në Korçë. Caci, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se seanca për këtë shtetas është zhvilluar gjatë mesditës së kësaj të Enjte ndërkohë që në përfundim të saj ka marrë masën arrest me burg.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Caci së bashku me dy shtetas të tjerë grabitën 40 milionë lekë të vjetra. Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit, ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb