NGA DORIANA BEZAT*

Dhunohet vëllai i bashkëshortes së Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe.

Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të. Por prania e shtuar e forcave policore përballë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit dhe ai ka kërkuar të dijë pse policia ndodhej aty.

Kur ka marrë përgjigje negative, ai ka nisur të debatojë me efektivët. Efektivët nuk e kanë ditur se gjendeshin përballë kunatit të ministrit dhe e kanë dhunuar dhe prangosur atë.

Gjatë kësaj kohe në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, ku së bashku me të ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën. Për këtë ngjarje News24 mëson se drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj ka pezulluar për tri ditë, 7 efektive të forcave “Shqiponja”. Më pas drejtoria e Standardeve në polici ka dhënë si masë një pezullim më të gjatë për efektivët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: