Dhunohet një turist polak në Ksamil. Ngjarja ndodhi dje.

Burime zyrtare bënë me dije se në konflikt janë përfshirë dy persona, që mendohet se janë vëllezër, të cilët kanë sulmuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak me inicialet S. A., 44 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb