Dy persona në Elbasan kanë rënë në pranga për veprën penale ‘dhunë në familje’.

Sipas policisë është arrestuar 40-vjeçari F.Ç banues në Elbasan , pasi ka dhunuar nënën e tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari L.Z., banues në Prrenjas, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes.

Informacion-Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb