FIER- Policia e Fierit ka arrestuar sot 5 persona, të cilët pasi kanë dhunuar rojen e një pusi nafte, kanë tentuar të grabisnin një sasi nafte bruto.

Ngjarja ndodhi në Marinzë, në pusin 3108. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në flagrancë janë kapur përkatësisht; Kozma Mata, Ervis Xhafa, Kristald Plaka, Erald Zyka si dhe Aurel Zhupani. Të njëjtat burime pohuan se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë ushtruar dhunë ndaj L.Manollari, me detyrë roje i një pusi nafte më Marinzë, i kanë vjedhur atij telefonin.

Ndërkohë, mësohet se këta persona më 18 maj të këtij viti kanë tentuar sërish të vjedhin naftë tek ky pus. Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e Kristald Plakës u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 7 gr lënde narkotike, e dyshuar si kanabis sattivas. Sakaq, materialet në ngarkim të 5 tyë arrestuarve i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore prokurorisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: