RROGOZHINE– Tre punonjës të policisë bashkiake në Rrogozhinë janë arrestuar ditën e sotme, pasi kanë kryer veprime arbitrare ndaj një subjekti publik interurban. Ditën e djeshme, Ruzhdi Juba, 54 vjeç, Qamil Canaj, 59 vjeç, dhe Enver Qepa, 42 vjeç, të tre punonjës të policisë bashkiake së bashku me shoferin e një fugoni nuk kanë lejuar parkimin e një autobusi në stacion. Pas këssaj, ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos së autobusit.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia e Rrogozhinës ka arrestuar tre policët bashkiakë, dhe po procedon në gjëndje të lirë shoferin e një fugoni.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkojë në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos ( shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër).

Procedohet penalisht, në gjëndje të lirë, shoferi i fugonit, shtetasi: R.J., 26 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb