Shtatë policë të tjerë në Memphis janë tani nën hetim në lidhje me vdekjen e Tire Nichols muajin e kaluar, duke e çuar numrin e policëve të përfshirë në 13.

Emrat e grupit të fundit të oficerëve që do të hetohen nuk janë bërë të ditur, ndërsa zyrtarja kryesore ligjore e Memphisit, Jennifer Sink, se një deklaratë e akuzave për shkeljet e policisë në lidhje me tragjedinë mund të vijë brenda javës.

Zgjerimi i hetimit vjen pasi zemërimi kombëtar për vdekjen e Nichols bëri që pesë oficerë të cilët u filmuan duke dhunuar 29-vjeçarin të akuzoheshin për vrasje.

Pas arrestimit të oficerëve që rrahën për vdekje Nichols, tre punonjës të tjerë të Departamentit të Zjarrfikësve të Memphis u pushuan gjithashtu për shkelje të protokollit, por nuk janë akuzuar penalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb