Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të përgjigjet për shkeljet e rënda kushtetuese që bëri më reformën në drejtësi.

“Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës dhe që në bashkëpunim me disa diplomate të korruptuar bëri atë që beri. Ardian Dvorani do shkojë në burg, nuk ka shpëtim”.

Në një intervistë për ABC News, Presidentit tha se standardet e zgjedhjeve janë më të rëndësishëm sesa rezultati i tyre. Kreu i shtetit shtoi se të gjitha qëndrimet e tij për zgjedhjet janë në funksion të standardeve.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve”,- deklaroi kreu i shtetit

Kreu i shtetit shtoi se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një vend eksperimental. “Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.- tha Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb