“Një nga arsyet madhore pse Shqipëria nuk bëhet një shtet europian në shërbim të qytetarëve është politizimi i thellë i administratës publike”. Kështu deklaroi deputetja e PD Dhurata Çupi në mbledhjen e Këshillit të Integrimit. Ajo tha se në vitin 2014 kemi pasur një administratë publike me 84 mijë punonjës, sot e kemi me 184 mijë dhe se pjesa dërrmuese janë patronazhistët e Edi Ramës

“Në fjalën time të parë në Këshillin e Integrimit fola pa doreza për këtë plagë, që është përkeqësuar ndjeshëm këto 8 vjet të qeverisjes së Edi Ramës.
Në vitin 2014 kemi pasur një administratë publike me 84 mijë punonjës. Sot e kemi me 184 mijë. Pjesa dërrmuese janë patronazhistët e Edi Ramës. Detyra e tyre nuk është shërbimi ndaj qytetarëve, por shërbimi ndaj partisë. Në 8 vjet, shqiptarët paguajnë pothuajse dyfishin e parave për militantët e Edi Ramës, rreth 620 milionë euro. Nuk ecim dot përpara, nëse nuk themi të vërtetën dhe nëse nuk e kurojmë të keqen.
Reforma në Administratën Publike është një nga më të rëndësishmet. Nëse ajo nuk do të jetë e thellë dhe e plotë, shërbimet për qytetarët do të mungojnë dhe korrupsioni do të vazhdojë për llogari të partisë shtet”, deklaroi Çupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb