Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama ka tetë vjet që mashtron dibranët për Rrugën e Arbrit.

Çupi thekson se Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare që të përfundojë ndërtimin e Rrugës së Arbrit, që, sipas saj, ishte nisur si projekt nga ana e PD-së.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi:

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama mashtron dibranët për Rrugën e Arbrit. Në 8 vjet, ai dështoi në mënyrë të turpshme për të mbaruar Rrugën e Arbrit, e nisur nga PD që në vitin 2012. Premtime pas premtimesh të pambajtura të Edi Ramës dhe dibranët janë akoma më të izoluarit dhe më të braktisurit e kësaj qeverie të dështuar.

Për 8 vjet, Edi Rama i la dibranët në baltë dhe përfundimi është se keto 8 vjet ishin fatkeqësi për Dibrën. Mijera dibranë, matjanë, bulqizakë janë larguar nga shtëpitë për shkak të braktisjes nga qeveria e Edi Ramës.

Faturën e mashtrimeve do ta paguajë në 25 Prill. Rama humb, dibranët fitojnë! Kam qenë e bindur gjithmonë se Rrugën e Arbrit do ta përfundojë PD!

Është koha për ndryshim! ?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb