Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi Tyli ka postuar sot përmes Facebook një video që tregon punimet për Rrugën e Arbrit, duke shtuar se punimet po ecin ngadalë dhe se ndërtimi i saj nuk përfundon as vitin tjetër.

STATUSI I PLOTË
Pamja sot nga Rruga e Arbrit. Asgjë e ngjashme me propagandën qeveritare. Rruga ngjan si vetë qeveria Rama, e lodhur, e copëtuar, pa shpresë. ?
Sipas premtimit të Edi Ramës, rruga duhet të jetë e përfunduar tërësisht për më pak se 3 muaj. E vërteta është se rruga-shpëtim e dibranëve, me ritmin e Edi Ramës, nuk përfundon as vitin tjetër. Ne na duhet Rruga e Arbrit për t’i dhënë fund izolimit dhe zbrasjes së qarkut të Dibrës nga njerëzit në këto 8 vjet dështim të Edi Ramës.

Si dibranë, si matjanë, si bulqizakë, si shqiptarë le t’i bëjmë vetes një dhuratë të madhe në 25 prill. Të votojmë për ndryshimin! Ta zëvendësojmë një kryeministër si Rama, që na ka lënë në baltë, me një kryeministër si Basha, që kujdeset për njerëzit dhe zbaton ligjin. ✌️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb