Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Në repertorin e saj muzikor ajo numëron me qindra këngë, që janë kthyer direkt në hit pasi kanë fituar menjëherë zemrën e publikut.

Mirëpo a jeni kuriozë të dini se si është dukur këngëtarja para famës?

Dhurata ka ndarë në Instagram një foto të saj të rrallë nga koha e fëmijërisë. Këngëtarja ka të stampuar një buzëqeshje të madhe, që të rrëmben menjëherë vëmendjen njësoj si sot.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur është shkrepur kjo fotografi, Dhurata duket se nuk ka ndryshuar shumë, sepse vazhdon të jetë po e njëjta vogëlushe me tipare të ëmbla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: