Armina Mevlani ka treguar se ende nuk e ka marrë dhuratën për Shën Valentin. Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ajo tregoi se mori një tufë me lule rozë dhe të kuqe mirëpo dhuratën dhe surprizën e vërtetë nga Shkëlzen Berisha ende nuk e ka marrë.

Mora një tufë me lule, rozë dhe të kuq sepse i kam qejf. Bëmë një darkë në shtëpi kështu romantike. Atij i mora një puro i pëlqejnë dhe i gjeta një të limituar. Mua s’ma ka dhënë akoma, më ka thënë që ka një surprizë për mua dhe po pres, s’e di çfarë është’– tha bloggerja.

Nuk dihet nëse sot, tre ditë pas 14 shkurtit Armina ka marrë dhuratën që po priste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: