HONG KONG – Një furgon i blinduar në Hong Kong ka lëshuar në mes të rrugës rreth 2 milionë dollarë, duke bërë që këmbësorë dhe drejtues mjetesh të turreshin me shpejtësi për të mbledhur sa më shumë para.

Shumica e njerëzve menduan se kjo ishte një dhuratë e papritur Krishtlindjesh dhe braktisën makinat e tyre në mes të rrugës për të vrapuar në vendin ku ishin derdhur miliona kartëmonedha.

Eshtë dashur ndërhyrja e policisë të për siguruar zonën dhe për t’i bërë njerëzit të kuptonin se ishte një incident dhe paratë e mbledhura duhet t’i rikthenin menjëherë.

Shoferi i furgonit e kuptoi se kishte humbur paratë vetëm kur mbërriti në destinacion dhe pa derën e mjetit të hapur.

Përmes një komunikate, policia në Hong Kong u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë marrë paratë që t’i kthejnë ato, përndryshe do të përballen me akuzën për vjedhje.
https://www.youtube.com/watch?v=eIbfaAyPJ9k
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: