Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me dhurimin e përmendores së Shën Mikelit nga Vatikani për Shqipërinë.

Ai tregoi se në këtë mënyrë Ati i Shenjtë ka treguar vlerëismin e tij për martirizimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që ka ruajtur besimi në Zot përgjatë dekadave.

Përmes kësaj dhurate që do përurohet në Tiranë, Ati i Shenjtë ka shprehur mirënjohjen për kombin tonë.

“Ati i Shenjtë ka treguar vlerësim për martirizimin e Shqipërisë që ka ruajtur besimin duke rezistuar edhe komunizmin. Është mirënjohje e Atit të Shenjtë për kombin. Populli shqiptar ka pasur një kulturë të fortë dhe kishte vendet e Zotit dhe kishat për të ruajtur besimin. Më pas në monizëm populli ynë përjetoi një kalvar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: