Shpresat e Alban Bushit rikthehen sërish në fushë pas një eksperience fantastike në dy ndeshjet e fundit. Vogëlushët kuqezi do të luajnë në 8 tetor në një sfidë miqësore kundër Slloveninë ndërsa më 13 tetor përballen dhe Kosovën dhe më pas më 17 tetor me Anglinë, dy sfidë të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Trajneri i U-21 ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto takime ku ajo që bie sërish në sy është numri i lojtarëve të afruar për herë të parë si Duka, Korça, Alia, Mata, Hajdari apo edhe Liço. Bushi kërkon të ruaj të njëjtën ecuri edhe në këto takime ndërsa thekson se ndryshimet e shumta ia bëjnë punën të vështirë por e rëndësishme në fund është furnizimi i Kombëtares A me elementë të rijnë:

U21
U21

“Jemi në një situatë jo normale, pasi në këtë grumbullim jemi detyruar të ndërrojmë lojtarë në listë çdo ditë. Kjo ka ndodhur për shkak se disa klube përfitojnë nga FIFA, për të mos i lejuar lojtarët të vijnë në Kombëtare. Kemi marrë shumë lojtarë dhe nuk e dimë se çfarë formë do të kenë lojtarët, pasi na ka prishur punë edhe fakti që kampionati shqiptar nuk luhet. Bajselmani ka zgjedhur Kosovën dhe jo pjesë e jona.

Nuk më intereson se çfarë bën Kosova ndaj Austrisë, në do të shikojmë vetëm ndeshjen tonë. Duhet të luajmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Sllovenisë. Këto ndeshje na ndihmojnë, pasi jemi disa ditë në grumbullim. Është një plus i madh ndeshjet miqësorë, për tu mësuar me lojtarët.

Te U-21, mungojnë disa lojtarë, pasi shkojnë te ekipi i parë, nuk është e lehtë të largohen 10 lojtarë dhe të vijën 10 të tjerë.

Që kur kam ardhur këtu, kam menduar gjithmonë për kualifikimin, vitin e kaluar i kemi shkuar shumë afër. Në një periudhë shumë të afërt mendoj se Shqipëria e 21-vjeçarëve do të kualifikohet në Euopian, jam i sigurt për këtë. Fituam ndaj Austrisë dhe më pëlqeu, por nuk do e kemi të lehtë në ndeshjen tjetër, pasi janë larguar shumë lojtarë te ekipi A. Nëse nuk do na ishin larguar lojtarët si Kumbulla, Mihaj, Selahi dhe Broja, atëherë jo vetëm që do ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture.”, u shpreh Bushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb