Milan Skriniar mbetet një temë e hapur në shtëpinë e Inter në një kohë kur PSG vijon të bezdis qendërmbrojtësin sllovak. Skriniar ka një kontratë deri në 2023, pikërisht ky detaj detyron drejtuesit zikaltër të nxitojnë për të gjetur akordin me titullarin e padiskutueshëm. Sipas Tuttosport, Skriniar pritet të hedh firmën mbi kontratën e re brenda Krishtlindjeve, për këtë është i bindur edhe Beppe Marotta.

Skriniar Scaled E1600945883558 1280x720
Skriniar Scaled E1600945883558 1280×720

Në fakt Marotta shpresonte që të kishte firmën përpara sfidës kundër Atalanta-s, por gjithnjë sipas të përditshmes torineze nuk ka asnjë pengesë për gjetjen e akordit të ri, thjesht palët janë në mbylljen e detajeve të fundit. Skriniar pritet të firmos një kontratë të re deri në 2027.

Dzeko
Dzeko

Në të njëjtën kohë, pranë rinovimit të kontratës me Inter është edhe Edin Dzeko. Boshnjaku gjithashtu ka një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por palët pritet të gjejnë një akord të ri gjatë pauzës së sjell Botërori.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb