Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme në dhuratën e SHBA për 1 milion dollarë pajisje mjekësore për sistemin shëndetësor.

Manastirliu falënderon SHBA-të teksa theksoi se Shqipëria në 15 muaj pandemi ia ka dalë falë mjekëve e infermierëve që nuk u dorëzuan për asnjë çast. Ajo thotë se së shpejti në Shqipëri pritet të vijnë edhe një sasi të konsiderueshme vaksinash që do të sigurojnë dhe hapjen e fashës së grupmoshave.

Lajmin për heqjen e kufizimeve për udhëtimet nga BE për Shqipërinë, Manastirliu e cilësoi të mirë, por paralajmëroi që shqiptarët të kenë kujdes

 

 

‘’Dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli amerikan, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendet të cilat na kanë mbështetur dhe  kanë treguar solidaritetin e tyre, në një kohë totalisht të pazakontë. Përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve kanë qenë shumëplanëshe, ja kemi dalë që ti përgjigjemi situatës duke punuar për të forcuar të gjithë nivelet e sistemit tonë shëndetësor, duke filluar me rritjen e kapaciteteve laboratorike, duke synuar për të krijuar një rrjet të survejancës dhe të izolimit të rasteve, me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit; kemi ndërtuar kapacietete të reja spitalore për t’iu përgjigjur situatës dhe për të mos lënë asnjë qyetetar pa shërbim. Dhe i’a kemi dalë, falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët për asnjë moment të vështirë nuk u dorëzuan.

Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur në shumë se 960 mijë doza vaksine dhe në ditët në vijim pritet të kemi një sasi të konsiderueshme të vaksinave, të cilat do të sigurojnë edhe hapjen e fashës së grupmoshave, në mënyrë që më shumë qytetarë të vaksinohen.

Lajmi i mirë që kemi marrë sot është që Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian klasifikohet për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët jashtë Bashkimit Europian. Dhe ky patjetër që është një lajm i mirë. Por duhet sërish të kemi kujdes dhe çfarë është e rëndësishme për ne si sistem shëndetësor është vijimi i mbajtjes në gatishmëri i të gjithë sistemit.’’- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb