Real Madrid as që ka ndërmend të ndalet, gjigandët spanjoll vijojnë punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes në një kohë kur disa titullarë si Benzema, Modric etj janë në fund të karrierës.

Një ditë më parë të përditshmes sportive iberike zbuluan planin e presidentit Perez për të arritur te Devis i Bayern Munich ndërsa këtë të mërkurë Marca shkruan se bosi madrielen ka piketuar edhe Jude Bellingham si përforcimin e ri të ekipit.

Marca
Marca

Reali ka nisur punën për të siguruar shërbimet e talentit britanik, në një kohë kur mesfushori kërkohet edhe nga disa ekipe të tjera. B.Dortmund i ka dhënë dritën jeshile lojtarit të zgjedh vetë ekipin e ri, mjafton që të marrin atë që kërkojnë, 100 milionë euro për kartonin e tij.

As
As

Në një kohë kur Marca i kishe kushtuar faqen operacionit për të siguruar shërbimet e Bellingham, AS ka hapur faqen e parë me Benzema: Top, shkruan As duke referuar formës fizike të sulmuesit francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb