Viti 2021 do të shpallet nga Bashkia Gjirokastër si “Viti Kadare”. Propozimi drejtuar Këshillit Bashkiak është dhënë ditën sot në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh. Ismail Kadare.

Ky fakt bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj.

 

Kryebashkiaku Flamur Golemi pohon se për këtë arsye kalendari i aktiviteteve kulturore të Bashkisë Gjirokastër përgjatë këtij viti do të jetë i fokusuar në tematika që lidhen me krijimtarinë e Kadaresë, të përkthyer tashmë në 45 gjuhë të botës. Ndërsa ftesa për të gjithë vizitorët do të jetë; “Mirë se vini në Gjirokastrën e Kadaresë!”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: