Në Ditën e Verës, drejtuesit e klubit të Partizanit vendosën t’i bëjnë një dhuratë tifozëve të kuq. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas njoftoi se sfida ndaj Vllaznisë, e vlefshme për fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë, do të zhvillohet me tifozë.

Ky fakt konfirmon se klubi ka shlyer me gjobë pjesën tjetër të dënimit me dy ndeshje pa tifozë.

Partizani
Partizani

Rikthimi i tifozëve ka bërë që të ndryshoj edhe agjenda e këtij takimi. Partizani-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Partizani” në orën 17:00 ditën e mërkurë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb