Mungon ende firma mbi kontratë, por në Spanjë dhe jo vetëm, nuk kanë asnjë dyshim: Ferron Torres do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Man.City dhe drejtuesit e Barçës kanë gjetur akordin total për të rikthyer sulmuesin në La Liga, bëhet fjalë për një ofertë prej 55 milionë euro kesh plus 10 të tjera në formë bonusesh që është pranuar nga “qytetarët”.

Torres nuk shihej më nga Pep Guardiola si një titullar i padiskutueshëm, duke dhënë dritën jeshile për këtë transferim. Tek Barcelona shpresojnë shumë që talenti spanjoll të shpërthejë për të udhëhequr sulmin e Xavi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb