SHBA

Kanye West i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për ndarjen nga Kim me super dhuratën që i ka bërë për ditëlindje. Ai realizoi një hologram të babait të saj nga parajsa dhe Kim e quajti dhuratën e jetës.

Me një mesazh prej 2 minutash, Robert Kardashian u ‘shpreh’ se sa krenar ndihet për familjen që ajo ka krijuar, për pasurinë dhe bizneset e saj, për ndjekjen e studimeve në Drejtësi. Po ashtu ai ‘thotë’ se ajo ka një nënë dhe bashkëshort të mrekullueshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: