Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit në kuadër të nismës që ka ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.
Presidenti shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi qytetarët e Pogradecit, që iu përgjigjën me ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti apelit të Aleancës.
 
“Nuk është hera e parë që Bashkia e Pogradecit dhe qytetarët pogradecarë ndërmarrin apo mbështesin këtë nismë dhe besoj se ne në mënyrë të qëndrueshme do ta arrijmë objektivin që dhurimin e gjakut ta kemi plotësisht të garantuar mbi baza vullnetare. Dhe natyrisht duke garantuar një gjak cilësor e të shëndetshëm ku kuptohet se Pogradeci, edhe për shkak të klimës është vështirë të konkurohet”, vuri në dukje Presidenti i Republikës.
 
“Kontributi i secilit prej jush nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, edhe pse mund të duket i vogël, ka vlera të jashtëzakonshme” – nënvizoi Presidenti Meta.
“I ftoj të gjithë të ndërtojmë solidaritetin për të mbështetur të gjithë ata që kanë nevojë për kontributin tonë si në kauzën e dhurimit të gjakut edhe në kauza të tjera sociale.” – ishte apeli i Presidentit të Republikës.
 
Kryebashkiaku Eduard Kapri falënderoi Presidenti Meta duke theksuar se ky është një aktivitet që Bashkia e Pogradecit e ka zhvilluar edhe herë të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb