KOSOVË

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ai ishte lojtari më efikas për Kosovën në Ligën e Kombeve, si dhe i pari që realizoi hetrik për Kosovën.

Kurse Xhevdet Shabani, lojtari i Dritës, është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës. Ai u zgjodh më i miri nga votat e 20 redaksive të sportit, shkruan KP

Për sukseset me Dritën, trajneri më i mirë është shpallur Bekim Isufi. Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmimin për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb