BRITANI E MADHE – Një dyqan bamirësie në Angli mori një fustan nusërie bashkë me të cilin ishte shkruar edhe një letër prekëse. Personi që kishte dhuruar këtë fustan shkruante kishte lënë dhe një dedikim mjaft interesant dhe prekës.
“Uroj që kushdo grua që do ta veshë këtë fustan, të kalojë 56 vite të lumtura me personin që do, ashtu siç i kalova unë. Isha një njeri me fat që u martova me zonjën time”- kishte shkruar personi në letër.
Identiteti i këtij personi është zbuluar mëngjesin e së enjtes, por nuk është bërë publik. Ndërkohë, letra që u postua në Facebook bashkë me fustanin, në mënyrë që të gjendej se kujt i përkiste, shkaktoi një reagim të madh.
Shumë persona kanë shkruar se nuk i kanë përmbajtur lotët kur e kanë lexuar letrën, ndërsa të tjerë thoshnin se kjo ishte dëshmi e një dashurie të madhe.
Fustani i stilit ti vitit 1950 ishte në ruajtur mjaft mirë ndërsa është në shitje në eBay. Të gjitha të ardhurat e shitje do të shkojnë për fondin e bamirësisë në Leeds.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb