SHBA

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë bashkë prej më shumë se një viti, megjithatë kanë arritur ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut.

Vitin e kaluar ata u fotografuan për herë të parë në Coachella së bashku dhe të rralla janë daljet e tyre publike. Së fundmi, çifti i njohur kanë qenë të pranishëm në Festivalin e Filmit në Kanë dhe janë akomoduar në hotelin “Hotel du Cap-Eden-Roc”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa kalonin kohë me njëri-tjetrin aktori i famshëm tregoi edhe një herë se është i dashuri që çdo vajzë do të donte. Ai u shndërrua në fotografin personal të të dashurës së tij dhe po mundohej seriozisht t`i kapte foton perfekte.

Camila kishte veshur një fustan të bardhë më pika të zeza, ndërsa DiCaprio ishte veshur sportiv me kapele dhe syze. Camila pozonte për kamerën, ndërsa ai përpiqej të shkrepte foton më të bukur nga të gjitha këndet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb