Kur flasim për party edhe të martën, sigurisht që na vjen në mendje vetëm një personazh, Leonardo Di Caprio.

Aktori është fotografuar teksa festonte në një nga clubet e Kanës, ku ndodhet aktualisht për të ndjekur festivalin e famshëm të filmit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 42 vjeçari është parë krah shumë vajzave të bukura, ku në sy binte një brune simpatike.

Dimë që aktori fitues i Oscar, ka dobësi për modelet bionde, megjithatë mesa duket shijet e tij kanë ndryshuar. DiCaprio është fotografuar krah ish-të dashurës së Harry Styles, modeles Georgia Fowler. Të jetë ky flirti i radhës për Leon?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb