Italia do të largohet, sapo amerikanët t’i japin fund qëndrimit të tyre në Kabul. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Italia ka evakuuar të gjithë italianët që kanë kërkuar të kthehen, ndërsa 32 persona duan të qëndrojnë.

Italia ka evakuuar gjithashtu 3,741 afganë nga Kabuli, nga të cilët 2,659 tashmë janë në Itali.

“Pasi amerikanët janë larguar nga aeroporti i Kabulit, nuk do të jetë e mundur, as për ne, as për ndonjë vend të Aleancës, të mbajmë ndonjë prani në aeroport”. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio e tha këtë në Komisionet e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Dhomës dhe Senatit, duke nënvizuar se “deri më sot ne kemi evakuuar të gjithë italianët që na kanë kërkuar të largohemi nga vendi”, ndërsa janë 32 që aktualisht duan të qëndrojnë.

Di Maio, shprehu shqetësimin për situatën në Afganistan dhe momentin kritik ku ndodhet Aleanca. Ai beri thirrje, për bashkëpunim dhe koordinim e mos të drejtohet gishti vetëm tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, nuk duhen lënë boshllëqe që të tjerë presin t’i zënë. Ministri i Jashtëm italian theksoi se, duhen gjetur aleanca, ku të përfshihen të gjithë aktorët që shprehin të njejtin shqetësim, përfshirë Kinën dhe Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb