Ministrin i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se Italia është furnizuesi i parë i Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai konfirmoi mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Mbështesim hapjen e negociatave. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë shumë frytdhënës, tani kemi objektiv që muajt e ardhshëm idetë ti realizojmë.  Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin  e Ballkanit. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenare. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi na çojnë në këtë drejtim”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb