Më 15 gusht, në sfidën e tij të parë në Torino, Angel Di Maria dhuroi një paraqitje fantastike, një gol një asist, por nuk festojë gjatë për atë debutim perfekt pasi doli nga fusha i dëmtuar.

Trajneri Allegri dhe pjesa tjetër e stafit kryqëzojnë gishtat që Di Maria të rikthehet sa më shpejt në fushë. Pas dëmtimit që pësoi në kofshën e majtë, Di Maria është bashkuar me pjesën tjetër të grupit, nuk është aspak çudi që të dielën, në sfidën kundër Spezia, ta shohim në pankinë.

Sipas Tuttosport: objektivi është që të jenë të fushë për sfidën e parë të Champions Leageu, kundër PSG, ish ekipit të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb