Angel Di Maria u prezantua me fanellën e Juventusit. Mesfushori argjentinas u shpreh i lumtur në fjalët e tij të para si lojtar bardhezi, teksa premton se do japë maksimumin.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që munda të vesh këtë fanellë. Të gjithë më kanë pritur me ngrohtësi. Ka ardhur i zakonshmi Di Maria që do të fitojë me çdo kusht dhe që nuk i pëlqen të humbasë.

Ky klub më ka zgjedhur sepse si ata edhe unë, duam gjithmonë që të fitojmë. Mendoja që të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithçka ndryshon. Do mundohem të jap maksimumin. Jam i fokusuar te Juventusi, kombëtarja vjen më pas, nuk mendoj që të përfitoj nga Juve për kombëtaren.Jam këtu për të fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: