Angel Di Maria është një nga objektivat e Juventusit në merkato. Mesfushori argjentinas, i larguar nga PSG, dita-ditës sa vjen e merr vëmendje në media sa i përket dritares së transferimeve.

Di Maria ka dhënë një intervistë  për programin ‘Playroom’ të ESPN, ku i ka shkelur syrin bardhezinjve: “Është klubi më i madh në Itali, një nga skuadrat e interesuara për mua. Për momentin jam duke reflektuar, fokusohem te pushimet dhe familja”. Kur u pyet për Romën, lojtari tha: “Jo, kjo nuk më intereson”.Një hipotezë të cilën 34 vjeçari e merr në konsideratë është edhe rikthimi në vendin e lindjes, në Argjentinë.

Yy5
Yy5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: